Vendosni fjalën kyçe....

Nvidia investon 5 miliardë dollarë te Intel për të shpëtuar prodhuesin e çipave në vështirësi


Nvidia tha të enjten se do investojë 5 miliardë dollarë te Intel, duke e mbështetur prodhuesin amerikan të çipave në vështirësi, vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë arriti një marrëveshje të jashtëzakonshme për qeverinë federale për të marrë një pjesë të madhe të aksioneve të kompanisë.

Mbështetja e Nvidia i ofron Intel-it një mundësi të re pasi vite të tëra përpjekjesh për fitim dështuan të jepnin rezultate dhe shkaktuan një rritje prej 23% të aksioneve të prodhuesit amerikan të çipave. Ky aksion do e bëjë Nvidia-n një nga aksionerët më të mëdhenj te Intel, duke i dhënë asaj afërsisht 4% të kompanisë pasi të emetohen aksione të reja, shkruan Reuters.

Intel, dikur krenaria e industrisë së çipave, një drejtues të ri, Lip-Bu Tan, në mars. Ai u kritikua shpejt nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kërkoi dorëheqjen e tij për shkak të shqetësimeve rreth lidhjeve të tij me Kinën. Kjo çoi në një takim të organizuar në Uashington që përfundoi me marrëveshjen e pazakontë të Intel për t’i dhënë SHBA-së 10% të aksioneve të kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, u tha gazetarëve në një telefonatë të enjten se administrata Trump nuk kishte qenë e përfshirë në marrëveshjen e partneritetit, por do ishte mbështetëse. Huang u pa me Trump dhe udhëheqës të tjerë biznesi gjatë vizitës shtetërore të presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar të enjten.