
Interi është zgjuar pas humbjes ndaj Juventusit në kampionat duke fituar ndaj Ajaksit në transfertë 2-0. Italianët e zotëruan ndeshjen dhe nuk e vunë për asnjë çast në dyshim fitoren.
Kampionët e Evropës në fuqi të PSG-së shpartalluan një tjetër klub italian, Atalantën 4-0 duke treguar që në fillim ambicien për të mbrojtur kurorën.
Në Mynih, Bajerni likujdoi çelsin 3-1 ndërsa në Angli, Liverpuli fitoi në ndeshje dramatike ndaj Atletikos së Madridit 3-2 pas një goli në minutat shtesë.