
Kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të njohë zyrtarisht shtetin palestinez këtë fundjavë, pas vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas YNetNews, njoftimi është vonuar më parë për shkak të shqetësimeve se çështja do të “dominojë” axhendën e vizitës së Trump.
Ky hap shihet si një zhvillim i rëndësishëm në politikën e jashtme të Britanisë ndaj Lindjes së Mesme.
Deri më tani, njohja e shtetit palestinez ka ardhur kryesisht nga vende në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine, ndërsa shumica e vendeve perëndimore, përfshirë SHBA dhe shumicën e vendeve të BE-së, nuk e kanë njohur ende zyrtarisht.