Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Pogradec, motoristi dërgohet me urgjencë në spital


Një drejtues motori është gjetur i rrëzuar në rrugë pak minuta më parë në kthesën e fshatit Starovë, në aksin nacional Pogradec–Korçë.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse motoristi është vetërrëzuar apo është goditur nga një automjet tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, ai është dërguar me urgjencë në spital dhe dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten detaje të tjera mbi gjendjen e tij dhe shkaqet e aksidentit.