Vendosni fjalën kyçe....

Opozita bojkoton votimin për ndryshimin mbi komisionet, largohet nga Kuvendi


Debate ka pasur sot në Kuvend sa i përket propozimit të mazhorancës për ndryshimet në Rregullore mbi komisionet Parlamentare.

Pas retorikave të ashpra, në momentin që do të votoheshin ndryshimet, deputetët e opozitës janë larguar nga salla duke bojkotuar procesin.

Më parë kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën.

“Ju nuk keni as ligj, as kushtetutë, as moral. Silleni para kamerave si një bandë me rregullat e mafias. Ju dëgjova, që të përmendët precedentin. Po mashtroni publikun. Precedenti ishte konsensus. Kjo është një prostitutë dhe s’ka asnjë vlerë për ju. E kaloni nga një shpellë mafie, në një tjetër”, u shpreh Berisha.