
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha mbrëmjen e sotme se parlamenti shqiptar po degradon gjithnjë e më shumë.
I ftuar në emisionin “Log” në News24 ai tha se vendi është kthyer në republikë kryeministrore dhe se me ndryshimet e fundit kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin me gjithë opozitë.
“Një nga shqetësimet më të mëdha të SHBA-së dhe që e ka përcjellë edhe ambadada amerikane në Tiranë janë kartelet e drogës. Shumë shqiptarë janë të përfshirë në trafiqe në Amerikën e Jugut. Kjo i është thënë edhe kreut të SPAK në vizitën e fundit në SHBA. Ky Parlament po degradon gjithnjë e më shumë. Kjo tashmë është një republikë kryeministrore. Me ndryshimet që bën jo vetëm që bien ndesh me Kushtetutën, por kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin, përfshi edhe opozitën. Konstutimi i komisioneve duhej diskutuar. Ai është deputet i zgjedhur dhe nuk mund të kontrollojë Parlamentin, duhet të jetë e kundërta. Parlamenti nuk është vetëm debat, nuk ka proces ligjbërës më.” – tha Mediu.