Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar rekord me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj dhe sot u çel edhe kapitulli i “Agjendës së Gjelbër”. Në konferencën për shtyp me Marta Kos dhe ministren daneze Marie Bjerre, Rama theksoi se kjo është hera e parë që vendi zgjedh lirisht të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, duke e quajtur atë “perandori në të cilën duam të jemi pjesë”.
Ai shtoi se sfidat janë të shumta, por nuk ka rrugë tjetër përveç realizimit të reformave dhe integrimit.
“Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi.
Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbejnë 5 grukapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Pres me padurim të çelim grukapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti.
Me shpresë do ta bëjmë sëbashku. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë.
E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me këtë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.