
Spektakël e gola pa fund dhuroi ndeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve mes Juventusit e Dortmundit në Torino. Sfida përfundoi në barazim 4-4 me itlaianët që barazuan në kohën shtesë me dy gola të Vlahoviç e Kelly.
Reali I Madridit fitoi me përmbysje ndaj Marsejës në Madrid 2-1. Në ndeshjet e tjera Totenhem mundi ngushtësisht Vijarealin 1-0. Benfika pësoi një humbje surprizë 2-3 në Portgali ndaj Karabakut, ndërsa tjetër surprizë ishte fitorja e Union St. Gillois me PSV-së në Holandë.
Arsenali nga ana e tij nuk gaboi ndaj Bilbaos në Spanjë duke fituar 2-0.