Vendosni fjalën kyçe....

Jamarbër Malltezi pas seancës në GJKKO: Proces politik, akt-akuza me falsifikime


Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, e ka cilësuar proces politik gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, i nisur sot për aferën “Partizani”.

Në një prononcim për gazetarët pas seancës, Malltezi deklaroi se dokumenti i akt-akuzës përmban falsifikime dhe se prej tre vitesh emrat e personave të hetuar janë mbajtur të fshehtë.

Është një proces politik siç u dëshmua. Kemi identifikuar me dhjetëra falsifikime të dokumentit zyrtar akt-akuzë. Ka 3 vite që u mbajt e fshehtë, u fshehën emrat e personave ndaj të cilëve zhvilloheshin hetime,” u shpreh Malltezi.

Ai akuzoi gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ka qenë e dënuar në Greqi dhe se mbrohet nga kryeministri Edi Rama për të përdorur, sipas tij, si “kamikaze politike” kundër opozitës.

U përmend edhe fakti që Irena Gjoka mbrohet me një kokëfortësi të çuditshme nga Edi Rama sepse është përdorur si kamikaze për të luftuar opozitën. Vendimi i dënimit të Irenës nuk ka dënime dhe prapë KLGJ nuk vepron, Prokuroria e Përgjithshme fshihet pas gishtit. E gjithë kjo çështje nuk ka hetim, kanë hedhur në erë gjithë hetimin,” tha më tej Malltezi.