Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për “Diellën”: Qeveria gjeti zgjidhje për të larguar përgjegjësinë nga vjedhjet


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj “Diellës”, ministres më të re në qeveri të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të “Diellës” kërkon të shmangë përgjegjësinë për aferat korruptive.

Diella e Edi Ramës quhet ndryshe heqja nga përgjegjësia e vjedhjes së Edi Ramës. Prapa ‘Diellës’ qëndron largimi i përgjegjësisë për vjedhjen përmes ‘ministres’. Edi Rama u diskretitua sidomos me AKSHI,” tha Berisha.

Ai shtoi se Rama është autori i dosjeve më të rënda korruptive në vend, duke përmendur aferën e tunelit të Llogarasë, inceneratorët dhe çështjet energjetike.

Rama gjeti zgjidhje që autori i vjedhjes mos të mbajë përgjegjësi. Nuk ka fyerje më të madhe për sovranin sesa të përfaqësohet nga diçka që nuk ekziston. Diella është anëtarja më e fundit e familjes Rama,” u shpreh Berisha.