Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë/ Pranga 34-vjeçarit, i dehur në timon u përplas me dy makina, procedohet 72-vjeçari që vodhi lekët e kishës


Një 72-vjeçar me iniciale M.K. në Vlorë është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga arka e kishës së fshatit Zvërnec.

Një 34-vjeçar me iniciale S.F. banues në Vlorë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përplasur me makinë një 60-vjeçare me iniciale R.H. banuese në Tiranë.

Sipas bluve, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në timon kur është përplasur me dy mjete të parkuara në rrugën “Aleksandër Moisiu”.