
Kryeministri Berisha denonon se personi që kërcënoi gazetarin e Piranjave është Mired Reçi, djali itezes së zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kreu iPD-së shkruan se Reçi kërcënoi me pengmarrje gazetarin Edon Kuqi, pasi ky ifundit u përpoq të pyeste aksionerin kryesor të “Air Albania” Sinan Idrizi dhe Refik Halilin mbi shkarkimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë ajrore.
“Akt banditesk ndaj gazetarit. Mired Reçi kushëriri i parë, tezaku i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin.
“Pershendetje dr Gazetari ka shkuar per ti drejtuar pyetje Refik Halilit dhe Sinan Idrizit, aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania. Sinan Idrizi u përball me mikrofonin e gazetarit Edon Kuqi i cili e pyeti mbi largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Kaq mjaftoi që drejt gazetarit të suleshin rojet e biznesmenëve të cilët nuk i kursyen as kërcënimet mafioze “të marr peng, të fus në bagazh”.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën publike mafjoze ndaj gazetarit Edon Kuqi dhe heshtjen kriminale të narko-institucioneve ndaj saj.” – shkruan Berisha në Facebook.
