Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Martaneshit protestë kundër marrjes së ujit, kreu i Lëvizjes Bashkë Qori: Bashkohuni, do jemi zëri juaj (Video)


Lëvizjes Bashkë Arlind Qori dhe anëtarë të lëvizjes u solidarizuan sot me banorët e disa fshatrave të Martaneshit, të cilët protestojnë kundër marrjes së ujit.

Ai akuzoi kryeministrin Rama, qeverinë dhe administratën e tij se në bashkëpunim me oligarkët po u marrin njerëzve ujin duke i detyruar të braktisin fshatrat në mbarë vendin.

“Të na kishin pushtuar armiq të huaj, a do bënin më keq se kaq. Shqipërin e kanë pushtuar në histori sa të duash ama nuk di ndonjë rast që pushtuesit të ketë ardhur e të ketë marrë ujin. Mund të ketë marrë naftën, mineralet po deri ta uji s’ia shkuar mendja as pushtuesit më të egër, po ja ku erdhi dita. Që jo vetëm në Martanesh, Kurdari, Klos e Vlorë, u janë turrur burimeve ujore për t’ua marrë. Merr ujin për hidrocentrale të vogla që nuk kanë kurrfarë kontributi energjetik. Merr ujin për pishinat e oligarkëve në Palasë. E keni dëgjuar kryeministrin të thotë se këtu nuk ka oligarkë, atëherë kush dreqin po e merr ujin. Kush po bëhet i pasur me ujin tuaj, kush po i përzë katër fshatra këtej, tre fshatra andej. Janë oligarkët në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuar nga kryeministri te zyrtari lokal.” – tha Qori.

Ai u bëri thirrje banorëve të Martaneshit të rezistojnë dhe të bashkohen me banorët e fsharave të tjerë në Kurdari, Klos, Vlorë e gjetkë për të ngritur zërin e për të kërkuar të drejtën e tyre.

“U bëj thirrje ta vazhdoni këtë protestë, ne të Lëvizjes Bashkë do na keni në krah, këtu në majë të malit, atje poshtë në Tiranë. U bëj thirrrje të vendosni kontakte me të tjerë që vuajnë si ju anembanë Shqipërisë se një e nga një do iu mposhtin, do iu përzënë. Nëse nuk e ngrini zërin së bashku, atëherë do shpëtojmë njëherë e përgjithmonë, ndryshe nuk do ngelet, në këmbë banori në fshatra. Shqipëria do jetë atëherë vendi ku merren mineralet, ku merret nafta, ku merret uji, po përzihen njerëzit.” – mbylli fjalën Qori.