Vendosni fjalën kyçe....

Tritoli pranë hotelit në Durrës, reagon policia: Lënda plasëse në vazo lulesh, po kryhen hetimet


Në lagjen nr. 1 në Durrës, pranë ish-hotelit të kreut të mëparshëm të Bashkisë, Vangjush Dakos, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e vendosur brenda një vaze lulesh.

Policia e Durrësit njofton se lënda dyshohet të jetë artizanale dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njësia Antieksploziv e RENEA-s po bashkëpunon me grupin hetimor për analizimin e lëndës dhe identifikimin e autorëve.

Zona është vënë nën mbikëqyrje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe qytetarëve, ndërsa hetimet vazhdojnë.

 “Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- thuhet në njoftimin e policisë.