Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 50,000 liberalë që festuan vrasjen e Charlie Kirk do të ekspozohen në një bazë të dhënash online


Pas vrasjes tronditëse së Charlie Kirk, nga 22-vjeçari Tyler Robinson në Utah të SHBA-së, disa llogari në rrjetet sociale kanë shpërndarë informacion për njerëz që pretendohet se kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj ngjarjeje.

Llogaria në X, Open Source Intel,  ka bërë të ditur se një bazë të dhënash online synon të ekspozojë liberalët që po festojnë ngjarjen, së bashku me punëdhënësit e tyre, po përgatitet për publikim.

“Një bazë të dhënash e kërkueshme online që ekspozon gati 50,000 liberalë që po festojnë vrasjen e Charlie Kirk, së bashku me punëdhënësit e tyre, do të publikohet së shpejti. – thuhet në postimin e llogarisë në X.

Një fushatë e gjerë dhe e shpejtë, e nisur pas vrasjes së Charlie Kirk, ka shkaktuar tashmë humbje të vendeve të punës, pezullime dhe hetime të brendshme, duke përshkallëzuar tensionet online midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Kirk.

Pas vrasjes së aktivistit të njohur dhe afër Presidentit Trump, Charlie Kirk, ndikuesit e djathtë dhe të paktën një zyrtar i administratës Trump kanë inkurajuar aktivisht njerëzit të kërkojnë në internet për komentet që festonin vrasjen dhe të ekspozojnë autorët e tyre.

Kjo fushatë e gjerë e “naming-and-shaming” ka rezultuar në humbjen e dhjetëra vendeve të punës, pezullime profesionale dhe hetime të brendshme, duke thelluar tensionet që tashmë ekzistonin online mbi incidentin, sipas New York Times.

Charlie Kirk, aktivist i njohur konservator dhe themelues i Turning Point USA, u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025, gjatë një ngjarjeje në Universitetin e Luginës së Utah (UVU) në Orem, Utah.

Ai ishte duke mbajtur një fjalim në një audiencë të madhe kur u qëllua nga një person i armatosur.

Pas ngjarjes, një kërkim i gjerë për kapjen e autorit çoi në arrestimin e 22-vjeçarit Tyler Robinson, i cili u akuzua për vrasje të rëndë, fshehje të provave dhe përdorim të armëve të zjarrit në mënyrë të paligjshme.

Një detaj tronditës në hetim ishte gjetja e mesazheve të gdhendura në fishekët e përdorur nga Robinson.

Në reagimin e saj, bashkëshortja e Kirk, Erika Kirk, premtoi të vazhdojë trashëgiminë e tij dhe punën e Turning Point USA, duke theksuar se organizata do të vazhdojë aktivitetet e saj, përfshirë konferencën AmericaFest të planifikuar për dhjetor.