Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, ndërron jetë 47-vjeçarja


Një 47-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin çermë Sektor të Lushnjës.

Viktima me iniciale M.S. ishte bashkëudhëtare në makinën që drejtohej nga 63-vjeçare Ferit Mekshi, i cili humbi drejtimin dhe doli jashtë rruge.

Në aksident u lënduan edhe dy bashkëudhëtarë të tjerë, 37-vjeçari A.M. dhe një 15-vjeçar. Mekshi është shoqëruar në komisariat ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.