Vendosni fjalën kyçe....

Shemben guroret e mermerit në Indi (Video)


Shirat e rrëmbyeshëm mund të jenë shkaku i shembjes së disa guroreve të mermerit në rajonin Makrana të Indisë.

Pamjet që qarkullojnë së fundmi në mediat sociale tregojnë shembjen e një prej guroreve të famshme në botë për mermerin e bardhë të çmuar, i cili është përdorur edhe në ndërtimin e një prej Shtatë Mrekullive të Botës, Taj Mahal në Agra.

Nxjerrja e mermerit në gurore ishte pezulluar si masë paraprake, prandaj shembja nuk shkaktoi viktima ose lëndime./La Repubblica