Vendosni fjalën kyçe....

Gonxhja: Miratohet metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit


Ministri në detyrë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi miratimin e metodologjisë dhe tarifave për shpërblimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja u shpreh se ky vendim synon garantimin e shpërblimit të drejtë për autorët dhe krijuesit, respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian,

Postimi:

Miratohet metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit!

Ky vendim është një hap i rëndësishëm për:

 garantimin e shpërblimit të drejtë dhe të arsyeshëm për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave;

respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian 

krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të përballueshëm për të gjithë përdoruesit e veprave;

rritjen e mundësive të shpërblimit për të gjithë mbajtësit e të drejtave, duke shtrirë pagesën nga të gjithë përdoruesit.