
Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati.
Ata janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy nga PSD.
Ndërkohë që Parlamenti do të votojë edhe kryetarin e ri të Kuvendit që Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin.
Seanca aktualisht drejtohet nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
Anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Mandateve
Milva Ekonomi
Olsi Komici
Aulona Bylykbashi
Hatixhe Konomi
Elton Korreshi
Arkend Balla