Vendosni fjalën kyçe....

Trump përkujton 24-vjetorin e 11 Shtatorit në Pentagon


Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, morën pjesë sot në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Gjatë shërbesës, u lexuan emrat e viktimave, ndërsa Trump dhe bashkëshortja e tij qëndruan pranë familjarëve dhe të mbijetuarve të tragjedisë që tronditi Shtetet e Bashkuara, përcjell AP.

Përkujtimi i 11 shtatorit, i konsideruar shpesh si një ditë uniteti kombëtar, këtë vit u mbajt në një klimë të tensionuar politike, një ditë pasi aktivisti konservator Charlie Kirk u vra gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah.

Trump e cilësoi Kirk-un si “martir për të vërtetën dhe lirinë” dhe njoftoi se do ta nderojë pas vdekjes me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Ai akuzoi retorikën e “radikalëve të majtë” si shkaktar të drejtpërdrejtë të vrasjes së aleatit të tij politik.