Vendosni fjalën kyçe....

“Ta shohim PS-së në pushtet edhe në 2050-ën, rotacioni i qeverive në demokraci përralla, shihni Suedinë e Norvegjinë”


Kryeministri Rama paralajmëroi sot se PS-ja do ketë si mision të jetë në pushtet përtej vitit 2050 teksa i cilësoi përralla idetë se në një demokraci qeveritë duhen ndërruar çdo katër apo tetë vjet.

Kreu i qeverisë solli si shembuj vendet nordike, Suedinë, Norvegjinë e Finlandën që janë demokraci dhe ku qeveritë nuk ndërrohen me një formulë të paracaktuar.

“PS-ja duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përrallat që në një demokraci duhen ndërrruar qeveritë çdo katër vjet janë përralla. Suedia, Norvegjia, Finlanda janë demokraci dhe shembull i kësaj që thashë. është mision që ta shohim PS-në në krye edhe neë 2030-ën, edhe në 2040-ën edhe në 2050-ën. Rilindja urbanë 2.0 është diçka që duhet jetësuar në çdo fushë. E kemi nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga rrumpalla që gjetëm. Rraqet e rrugëve në të gjitha akset e vendit. Si ato janë edhe rraqet e padukshme në sektorë të tjerë të vendit.” – tha Rama.