Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbylli dosjen dhe e dërgoi për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë


Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj tij prej GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm.

Kujtojmë se një ditë më herët SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt.

Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës së kryetar bashkie i kryeqytetit.

Së bashku me të edhe biznesmeni Elman Abule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.

Veliaj dhe Abule kërkojnë informacion dy mujor lidhur me zbatimin e masës ndaj tyre.

Sakaq, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së njoftoi edhe shkarkimin nga detyra si kryebashkiak të Tiranës të Erion Veliajt, pasi bashkia më e madhe në vend nuk ka një drejtues që prej 10 shkurtit kur Veliaj u prangos në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Rama lajmëroi se kandidatja socialiste në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Tiranë, do të jetë Ogerta Manastirliu.

 

 

Njoftimi:

 

DETAJET E ÇESHTJES

 

Nr.Çështjes: 61014-00538-00-2025

Tipi i çështjes: Çështje Penale

Dorëzuesi: ERION VELIAJ

Data e regjistrimit: 10/09/2025

Inicializuar: Rekurs

Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë

Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.

Baza ligjore: Neni 248 i K.Pr.Penale.

Statusi i çështjes:Në Proçes

PALËT

 

Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Person nën Hetim: ERION VELIAJ

Person nën Hetim: ELMAN ABULE