
Kryeministri Rama ka propozuar ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu si kryetaren e re të bashkisë Tiranë.
Në fjalën e tij në asamblenë e PS-së ai renditi arritjet e Manastirliut në postet që ka m bajtur deri tani.
“Qytetarët e Tiranës nuk munnd të presin më as shtatë ditë të tjera pa e ditur se çfarë do bëhet me drejtimin e bashkisë. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta e di që nuk do ma falësh për shumë kohë këtë bombë, por na duhet ambicia jote dhe idetë e tua për të drejtuar Tiranën si lokomotiva që e vendit drejt intregrimit në BE. 83 mandatet që na dhanë qytetarët duhet të prodhojnë një fuqi dhe freski qeverisëse njësoj sikur të ishim në mandatin e parë. Duhet të nxjerrim nga vetja një vete të re.” – tha Rama.
