
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur ditën e sotme, kryeministri Rama emëroi si kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin.
Peleshi do të zëvëndësojë Elisa Spiropalin në detyrën e re.
Kryeministri vlerësoi te Peleshi aftësitë dhe eksperiencën shumëvjeçare, duke e përcaktuar si “njeriu i duhur për të drejtuar Kuvendin”.
Rama gjithashtu emëroi deputeten e Durrësit Klodiana Spahiu, si nënkryetare të Kuvendit.
“Unë kam shumë besim se në krah të Nikos me eksperiencën e fituar, për profesionalizmin, për përkushtimin absolut, për shembullin që e ka karakterizuar katër legjislatura me rradhë, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, Taulant Balla u emërua kreu i Grupit Parlamentar.