
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka reaguar me trishtim pas lajmit për vrasjen e Charlie Kirk, duke e cilësuar si një ngjarje “zemërthyese”, përcjell BBC.
Në një postim në platformën X, Starmer shkruan: “Një familje e re është privuar nga një baba dhe bashkëshort. Duhet të jemi të lirë të debatojmë hapur dhe pa frikë – nuk ka asnjë justifikim për dhunën politike.”
Edhe ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, tha se është “thellësisht e tronditur” nga lajmi, ndërsa liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch, e përshkroi vrasjen si “një goditje ndaj vetë thelbit të qytetërimit perëndimor: debati i hapur, diskursi i fortë dhe kundërshtimi paqësor.”
Nga ana tjetër, kreu i Liberal Demokratëve, Ed Davey, theksoi se “dhuna politike nuk duhet të ketë vend në një shoqëri.”
Ndërsa Nigel Farage, lideri i Reform UK, ndau një fotografi bardh e zi me Charlie Kirk në rrjete sociale, duke shkruar: “Kjo është një ditë shumë e errët për demokracinë amerikane.”