Vendosni fjalën kyçe....

Lamallari në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë: Falenderues për besimin dhe për vlerësimin e punës


Besfort Lamallari do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë “Rama 4”.

Lamallari ka mbajtur më parë detyrën e zv/ministrit të Brendshëm dhe disa pozicione të tjera. Ai e cilësoi emërimin si një vlerësim për punën e tij me përkushtim dhe integritet.

“Komenti im është falenderues për besimin dhe për vlerësimin e gjithë punës që kam bërë deri më tani me shumë përkushtim dhe integritet në detyrat që më janë caktuar”, tha shkurtimisht Besfort Lamallari.