Vendosni fjalën kyçe....

FBI: U gjet arma, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende në arrati


FBI njoftoi se ka gjetur një armë të fuqishme zjarri të braktisur pranë zonës ku u vra Charlie Kirk, por autori i ngjarjes së rëndë vazhdon të jetë në kërkim.

Lideri konservator dhe aleat i Donald Trump u qëllua për vdekje në një universitet në Utah.

Autoritetet thanë se i dyshuari “duket të jetë në moshë universitare” dhe është larguar me shpejtësi drejt një lagjeje pas të shtënave, përcjell BBC.

Hetuesit deklaruan se disponojnë “pamje shumë të qarta të autorit”, por për momentin nuk po i bëjnë publike dhe nuk kanë identifikuar ende personin e kërkuar.

Arma u gjet në një zonë pyjore, ndërsa ekspertët po analizojnë një gjurmë këmbë dhe një gjurmë parakrahu të lëna aty pranë.

Më herët, dy persona që u morën në pyetje nga policia u lanë të lirë.

Charlie Kirk, i cili në moshën 18-vjeçare themeloi organizatën konservatore Turning Point USA, ishte një nga zërat më të afërt me Donald Trump dhe familjen e tij.