
Kryeministri Rama ka zgjedhur Albana Koçiun si ministre të Brendshme të qeverisë së re.
Koçiu ka drejtuar në mandatin e fundit Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas kreut të qeverisë, ajo e ka treguar veten duke e bindur për t’ia besuar detyrën.
“Për të adresuar gjithë këtë tematikë, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme do vijë Albana Koçiu. Albana ka një karrierë të gjatë në administratë, e ka nisur nga poshtë fare dhe ka bërë një rrugë të gjatë. Ka qenë për 10 vjet drejtore e Administratës Publike.” – tha Rama.
Elisa Spiropali u emërua sot ministre e Jashtme nga kryeminisri Rama, që konfirmoi në detyrë ministrin e Financave Petrit Malaj.
Blendi Gonxhja do vijojnë të jetë ministër Ekonomie po kësaj here Ekonomisë i bashkohet edhe Turizmi.
Kabineti Rama 4
Kryeminstër – Edi Rama
Zv.kryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku (konfirmohet në detyrë)
Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu, zëvendëson Ervin Hoxhën
Ministria e Jashtme – Elisa Spiropali, ikën Igli Hasani
Ministër i Financave – Petrit Malaj (konfirmohet në detyrë)
Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja (konfirmohet në detyrë)
Ministria e Mjedisit- Sofjan Jaupaj (Deri tani mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Ministria e Arsimit – Mirela Kumbaro, zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala, ikën Albana Koçiu
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë: Besfort Lamallari, ikën Ulsi Manja
Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vëngu (konfirmohet në detyrë)
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Andis Salla (deri tani kryebashkiak i Cërrikut)
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo, ikën Arbjan Mazniku
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në – Majlinda Dhuka
Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë – Adea Pirdeni