Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Charlie Kirk, Trump: Askush s’e kuptoi zemrën e të rinjve amerikanë më mirë se ai


Aktivisti konservator Charlie Kirk ka humbur jetë në spital, pas atentatit që iu bë në Universitetin e Utah teksa po fliste.

Lajmi për vdekjen e tij u dha fillimisht nga burime të pakonfirmura në rrjetet sociale por u konfirmua nga presidenti amerikan Donald Trump në Truth Social.

“I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi dhe nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”

Kirk u bë i njohur kur bashkëthemeloi Turning Point USA në vitin 2012 – një organizatë që e përshkruan veten si një “lëvizje kombëtare studentore e dedikuar për identifikimin, organizimin dhe fuqizimin e të rinjve për të promovuar parimet e tregjeve të lira dhe qeverisjes së kufizuar”. Aktivisti ka tërhequr një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, duke zhvilluar debate me liberalët.

Kirk mbështeti Trumpin përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, si dhe në prag të votimit të vitit 2024. Ai është shfaqur si një kritik i zëshëm i politikave “woke” dhe gjithashtu denoncoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.