Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë dy vëllezërit, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën e Paskuqanit, ku një 29-vjeçar plagosi me thikë dy vëllezërit e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Dy të plagosurit, të moshës 27 dhe 20 vjeç, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe thika e përdorur në ngjarje.

Njoftimi:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5,  identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.