Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, opozita nuk njeh zgjedhjet, por shkon në Kuvend dhe kërkon dy komisione hetimore


Kryesia e Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen e saj këtë të martë, ku janë marrë tre vendime kryesore pas zgjedhjeve të 11 majit.

PD ka vendosur të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve, duke e konsideruar procesin si të manipuluar.

Megjithatë, kryesia ka vendosur që të premten të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për zgjedhjet e 11 majit dhe një tjetër për çështjen McGonigal.

Këto vendime vijnë pas thirrjeve të kryetarit Sali Berisha që PD të mos lërë “asnjë hapësirë bosh përballë diktaturës”, duke i dhënë përparësi një qëndrimi aktiv në institucionet e vendit.