
Kryeministri polak Donald Tusk do të takohet me ministrat përgjegjës për sigurinë shtetërore, me një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave, tha një zëdhënës i qeverisë.
Tusk tha se ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s , Mark Rutte, dhe se operacionet ishin duke vazhduar.
Polonia thotë se ngriti në ajër mbrojtjet e veta ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë të mërkurën, pas një sulmi ajror rus në Ukrainën perëndimore, shkruan DW.
Kjo shënon herën e parë që Varshava ka angazhuar asete në hapësirën e saj ajrore që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë.