
Me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama e nisi kreu I PD-së mbledhjen e kryesisë.
Berisha tha se 11 maji ishte farsë zgjedhore ndërsa e akuzoi kreun e qeverisë për idhje të drejtpërdrejta me botën e krimit dhe përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të pasurimit të individëve të lidhur me trafikun e drogës.
Kryedemokrati shtoi se Rama i ka lënë në dorë bandave miliarda dollarë duke përmendur grupin e çopjave në Elbasan dhe Troplinëve në Durrës.
“6 miliardë euro janë lënë në dorën e një Çopja, apo Troplini, apo të tjerë. Të gjitha kanë një padrino, Edi Ramën. Një njeri si Franc Çopja, që nuk ia kishim dëgjuar emrin kurrë, sot del me 6 miliardë euro pa djersitur një ditë në punë. Kartelit Troplini I janë falur 38 mijë metra katrorë tokë publikë në Durrës për të ndërtuar 5 kulla e 12 vila si shpërblim për shërbimet. Në diktaturën e Edi Ramës, forca kryesore lëvizëse është droga. Droga emëron ministrat, drejtorët e policisë, prokurorët, deputetët. Ajo vendos në çdo nivel. Kudo ku ndërtohen kulla, aty është droga. Pas tyre qëndrojnë qindra milionë euro nga trafiku,” tha Berisha.
Sipas kreut të opozitës, ky pasurim i paparë është rezultat i një regjimi të kapur nga droga, ku paratë e trafikut janë bërë burimi i vetëm i fuqisë politike dhe ekonomike në vend.