Vendosni fjalën kyçe....

“BRICS s’ka gjasa të zgjasë, ata e urrejnë njëri-tjetrin” – Këshilltari tregtar i Trump


Këshilltari i Tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, ka pohuar se grupi BRICS nuk ka gjasa të zgjasë sepse anëtarët “e kanë urryer njëri-tjetrin prej kohësh”.

Në një intervistë me ish-strategun e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Bannon, të hënën, Navarro tha se asnjë nga anëtarët e BRICS nuk mund të mbijetojë pa shitur prodhime në SHBA.

“India ka qenë në luftë me Kinën për dekada…dhe sapo më kujtua, ishte Kina që i dha Pakistanit bombën bërthamore,” i tha Navarro, Bannon-it.

“Ata kanë anije që fluturojnë rreth Oqeanit Indian me flamuj kinezë.”

Ai shtoi se Kina po dërgon emigrantë të paligjshëm në Rusi dhe ka pretenduar territor brenda Rusisë. “Kina pretendon se zotëron Vladivostokun, portin rus, dhe ata tashmë po kalojnë te eimigracioni masiv i paligjshëm në Siberi, duke kolonizuar në thelb Siberinë, e cila është masa më e madhe tokësore e gjysmë-perandorisë ruse.”

“Nuk e kuptoj se si BRICS qëndron së bashku pasi historikisht ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe vrasin njëri-tjetrin”, shtoi këshilltari i tregtisë.

Navarro pretendoi se vendet e BRICS janë të varura nga SHBA-të për tregti, shkruan RT.

“Në fund të fundit, asnjë nga këto vende nuk mund të mbijetojë nëse nuk u shesin Shteteve të Bashkuara, dhe kur u shesin Shteteve të Bashkuara, eksportet e tyre, ata janë si vampirë që na thithin gjakun me praktikat e tyre të padrejta tregtare.”