Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet me magnitudë 5.2 godet zonën detare në Greqi



Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka tronditur zonën detare midis Schinias dhe Stira, në rajonin e Evias, Greqi.

Sipas Institutit të Gjeodinamikës, epiqendra e tërmetit është regjistruar 4 kilometra në jugperëndim të Stira, ndërsa thellësia e tij është vetëm 2.3 kilometra.

Aktualisht nuk ka raporte për dëme apo të lënduar, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.