
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të kapë “çdo person që ndihmoi” autorët e sulmit të armatosur në Jerusalem, ku mbetën të vrarë të paktën gjashtë persona.
Ai deklaroi se autoritetet po “ndjekin dhe rrethojnë” fshatrat nga ku dyshohet se vinin sulmuesit, përcjell BBC.
Policia izraelite njoftoi se “dy terroristë u neutralizuan” pasi hapën zjarr ndaj një stacioni autobusi në Ramot Junction, në periferi veriore të qytetit.
Shërbimi izraelit i ambulancave, Magen David Adom, identifikoi viktimat si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë po ashtu në të 50-at.
Sipas autoriteteve shëndetësore, të paktën shtatë persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa nëntë të tjerë të plagosur nga armët e zjarrit janë dërguar në spitalet e zonës.