
Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në tarracën e një ndërtese që shërben si shtëpi funerali në fshatin Kameras, pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat xheniere të RENEA-s, të cilët po merren me çmontimin dhe neutralizimin e granatës për të shmangur rreziqet e mundshme.
Sipas burimeve lokale, pronari i objektit, Arber Sala, nuk njihet si person problematik në zonë. Ai ka operuar prej vitesh në fushën e shërbimeve funerale, ndërsa disa kohë më parë ka qenë viktimë e një zjarrvënieje, ku iu dogj një magazinë e vjetër. Ndërtesa ku u gjet granata është një objekt i ri, i ndërtuar së fundmi.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm apo rastësi.