Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri plumbash në Shkodër, vritet ish-anëtari i Këshillit, plagoset anëtari i grupit të Bajrit, një grua dhe një kamarier, 1 në pranga


Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat me armë zjarri pranë bashkisë humbi jetën Armand Pali, ish-këshilltar bashkiak, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (alias Brajoviç), një kamarier dhe një grua që ndodhej në lokal.

Mseohet se shënjestër e sulmit ka qenë Erogen Vaso, i njohur për lidhjet e mëhershme me grupin e Bajrave.

Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar në zonën e “shinave të trenit”.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar, duke shkaktuar panik tek qytetarët.