Vendosni fjalën kyçe....

Begaj dekreton nisjen e sesionit të ri parlamentar, Bardhi: Presidenti sillet si ministër i Ramës


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar nisjen e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit më 12 shtator 2025, në orën 10:00, vetëm një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Vendimi i kreut të shtetit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Begajn se vepron sipas urdhrave të mazhorancës.

Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër”, shkroi Bardhi.