
Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. Mësohet se pas të shtënave brenda lokalit, autori është larguar nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë për rreth 300 metra me armën në dorë, nga rruga “Don Bosko” në drejtim të zonës së Perashit. Atje ka ndaluar një automjet, duke i vënë armën në kokë drejtuesit dhe duke e grabitur makinën.
I maskuar me skafandër, ai ka tentuar të largohet me automjetin e marrë me forcë, por është përfshirë në një aksident në zonën e Sarreqit. Më pas, forcat e policisë e kanë ndjekur dhe e kanë arrestuar poshtë shinave të trenit, në shtratin e lumit Kir.