
Një person ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në fshatin Golaj të Hasit.
Përplasja ndodhi rreth orës 19:50, në rrugën Krumë-Golaj, ku personi me inicialet N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues N. S., dhe pasagjer Z. N.
Si pasojë e aksidentit u plagosën drejtuesi tjetër i automjetit dhe pasagjeri të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi
“Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.