Vendosni fjalën kyçe....

“11 maji farsë, pasi të flasin institucionet ndërkombëtare do bëjmë analizë” – Këlliçi


Farsë zgjedhore i quajti deputeti i PD-së Belind Këlliçi zgjedhjet e 11 majit, një qëndrim që është mbajtur zyrtarisht nga selia blu. 

I ftuar në emisionin “Log”, demokrati tha se pas daljes së raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga institucionet ndërkombëtare, atëherë do ketë një analizë të problemeve që janë vërejtur dhe nuk kanë funksionuar si duhet.

“Ka media të tilla që janë në mision për të qenë banaqe dhe ka disa media që janë në mision ndryshe. Mbledhja në PD do jetë mbi qasjen që do bëjmë ndaj parlamentit. Do presim eazurimin e kësaj etape dhe më pas do marrim vendime të tjera. Flasim për bojkot të kushtëzuar, protestat, mosbindjen civile. O ka pasur farsë elektorale kësaj here, o s’ka pasur herë tjetër. Keni dy rezoluta që i kanë caktuar farsë këteo zgjedhje. Pasi të dalë raporti përfundimtar për zgjedhjet atëherë do bëjmë një analizë të brendshme dhe do gjejmë problemet dhe do përpiqemi t’i rregullojmë.” – tha Këlliçi.