Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja në Orikum-Himarë, dy të plagosur dhe procedime për drejtuesit e mjeteve



Policia e Vlorës ka proceduar penalisht edhe drejtuesin tjetër të automjetit që u përfshi në aksidentin rrugor të ndodhur pas mesnatës të datës 6 shtator në segmentin rrugor Orikum-Himarë. Në aksident u përplasën dy automjete, një “Audi” dhe një “Fiat”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të dy drejtuesit e mjeteve, F.B., 22 vjeç dhe G.L., 20 vjeç, mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes, së bashku me dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Audi”.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për F.B., drejtuesin e “Audi”-t. Gjithashtu, është ndaluar shtetasi G.L., i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vazhdojnë.