Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Burrel–Klos, plagoset drejtuesi i motorit



Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin rajonal të Burrelit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sipas banorëve të zonës, ky segment rrugor njihet për probleme të vazhdueshme, pasi aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, duke ngritur shqetësimin për sigurinë rrugore në këtë pjesë të qarkut Dibër.