Vendosni fjalën kyçe....

Turistët izraelitë që u raportuan të humbur në Gjipe, gjenden pas tre orësh kërkime nga zjarrfikësit e Himarës


Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka bërë të mundur lokalizimin dhe shpëtimin e një çifti turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishin humbur kontaktet prej disa orësh.

Pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth tre orë, çifti u gjet në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga zjarrfikësit drejt një zone të sigurt.

Sipas autoriteteve, të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.