Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autorët në kërkim



Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit.

Viktima është identifikuar si Kristian Kola. Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar rreth orës 22:30 nga dy persona që lëviznin me motor. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe janë ende në kërkim.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në qytet, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.