
Shqipëria ka marrë një fitore të ngushtë ndaj Gjibraltarit mbrëmjen e sotme në një ndeshje miqësore.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Asani me 11-metërsh në minutën e 69’.
Ndeshja e sotme pritet t’i shërbejë trajnerit Silvinjo për sfidën kualifikuese në Tiranë ndaj Letonisë pesë ditë më pas.
Kombëtarja shqiptare është në grupin K kualifikues dhe mban vendin e dytë, por ka luajtur dy ndeshje më shumë se Serbia e vendit të tretë.