
Kolegji Zgjedhor ka marrë sot një vendim me shumicë votash për të rrëzuar padinë e Partisë Demokratike, e cila kishte kundërshtuar certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit. Me këtë vendim, rezultati i zgjedhjeve shpallet zyrtarisht i vlefshëm.
Vendimi u miratua me 3 vota pro dhe 2 kundër. Po ashtu, Kolegji i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të dërgojë vendimet për shpërndarjen e mandateve në të 12 qarqet e vendit.
Kjo i hap rrugë finalizimit të procesit zgjedhor dhe konfirmimit të mandateve për deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e majit.