
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, priti 26 udhëheqës botërorë në Pekin për paradën ushtarake në përkujtim të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Me të mbërritur në ceremoninë në Sheshin Tiananmen, Xi u shoqërua nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, me të cilët të tre shtrënguan duart me njëri-tjetrin në tapetin e kuq përpara se të uleshin në vendet e tyre.
Midis 26 krerëve të vendeve që marrin pjesë janë presidenti indonezian Prabowo Subianto, kryeministri malajzian Anwar Ibrahim, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif, si dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
Dy liderë afrikanë janë të pranishëm: Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa dhe Presidenti i Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso.
Udhëheqësi i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko – të gjithë aleatë të Vladimir Putinit të Rusisë – janë të vetmit krerë vendesh evropiane që udhëtuan në Kinë për paradën./DW