
Prodhuesi amerikan i naftës dhe gazit ConocoPhillips do ulë 20-25% të forcës së tij të punës, si pjesë e një programi të gjerë reformash, tha një zëdhënës i kompanisë të mërkurën, pasi pesë burime i thanë Reuters se kreu ekzekutiv Ryan Lance shpjegoi planet në një mesazh video mëngjesin e sotëm. Asetet e prodhuesit më të madh të pavarur të naftës ranë me 3.9% në rreth $95.11.
“Ndërsa po rregullojmë organizatën, do na nevojiten më pak role,” tha Lance në një video të dëgjuar nga Reuters, duke shtuar se rritja e kostove e la kompaninë pas konkurrentëve të saj. Ai tha se kostot e kontrollueshme të prodhimit ishin 2 dollarë për fuçi mbi konkurrentët. Kostot ishin rritur nga 11 dollarë në 2021 në 13 dollarë në 2024. ConocoPhillips ka rreth 13,000 punonjës në mbarë botën, që do të thotë se midis 2,600 dhe 3,250 punonjës do preken nga shkurtimi.
Shumica e shkurtimeve do bëhen para përfundimit të vitit, tha përfaqësuesi i ConocoPhillips, Dennis Nuss, në një përgjigje me email për Reuters.
Gjiganti i naftës Chevron gjithashtu njoftoi shkurtimet e vendeve të punës më herët këtë vit, ashtu si edhe kompania e shërbimeve. Në prill, dy burime i thanë Reuters se ConocoPhillips, me seli në Houston, kishte angazhuar firmën Boston Consulting Group për t’u këshilluar mbi programin e restrukturimit dhe shkurtimit të vendeve të punës.